Limaj: Hashim, eja në shtëpi ti, Rio 2016 është e Majlindës

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 08:39 | Nga

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi, i cili tashmë gjendet në Rio, duke i thënë se po mundohet ta promovojë veten tek sukseset e të tjerëve

Ndër të tjerat, Limaj shkruan: “Hashim, eja në shtëpi ti, Rio 2016 është e Majlindës, e Majlindës e cila po e promovon Kosovën bre Hashim”.

Postimi i plotë:

“Jam duke e shikuar Hashimin…ky njeri gjithë jetën e tij ka vrapuar që të duket dhe që të shfaqet mu aty, aty diku tek sukseset e të tjerëve, dhe mu aty tek ato sukseset e të tjerëve ka tentuar që të promovoj veten e tij, dhe vetëm veten e tij, dhe kjo tashmë po dihet dhe kjo tashmë po shihet, ai gjithmonë ka dashur të duket dhe të përfitojë nga puna e të tjerëve, asnjëherë nga puna e tij, ai meritat e të tjerëve gjithmonë ia ka m’veshur vetes së tij!

Por, sonte me gjithë përpjekjet e tij, bile deri në limitet e tija qesharake, nuk mundi as titullin, e as medaljen të ia marr Majlindës, Majlindës e cila sonte këtë medalje ia solli Kosovës me punën dhe djersën e saj dhe të trajnerit të saj Driton Kuka.

Hashim, eja në shtëpi ti, Rio 2016 është e Majlindës, e Majlindës e cila po e promovon Kosovën bre Hashim !!!

Hashim, kishte me qenë e rrugës që gjatë kthimit tënd me e vizituar medalistin tonë të dikurshëm dhe sportistin tonë të shekullit  Aziz Salihun i cili është i shtrirë në një spital në Turqi! Sportistin të cilin ti Hashim sa ishte i shtrirë në qendrën spitalore në Prishtinë nuk e ke vizituar, sepse ti e ke ditur se nga ajo vizitë nuk ke çka përfiton personalisht, përpos ndonjë telashe (siç i quan ti) apo siç thua ti të del ndonjë kërkesë për ndihmë, e ti Hashim nuk je i gatuar/ Hashim ti nuk je i bërë me e ndihmu askënd, sepse ti nuk e njeh dhe sepse ti nuk e ke këtë virtyt!”.

Të ngjashme