Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka lëshuar urdhërarrest për profesorin Shklelzën Xhekaj i dyshuar për keqpërdorim seksual të nxënëses së tij të mitur nga Drenasi.
Policia tashmë është nisur drejtë shtëpisë së arsimtarit i cili pritet të arrestohet, të intervistohet dhe ndalohet për 48 orë, raporton Insajderi.
Prokuoria ka rihapur hetimet kundër profesorit për veprën penale ”keqpërodim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.
Koha kur profesori ka pasur marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij viktima ka qenë 15 vjet.
Insajderi ka raportuar të marten se si një nxënëse nën moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të.
Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar. Prokuroria është informuar për rastin nga Insajderi.