Policia, urdhër-arrest ndaj Milan Radoiçiqit

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 14:55 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka një urdhër arrest për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është duke u hetuar në rastin e vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar vetë drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

“Mund të konfirmoj se ka urdhër arrest për të (Milan Radoiçiq)”, tha sot drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një konferencë për shtyp.

Dy javë më parë, njësitet speciale e kishin kërkuar Radoiçiqin në shtëpinë e tij në Mitrovicën e Veriut, por pa mundur që ta gjejnë, në kaudër të një operacioni ku ishin arrestuar katër veta lidhur me këtë vrasje.

Në këtë konferencë u diskutua për sukseset e policisë së Kosovës në planet operative për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, raportoi për rezultatet në rastin e veprave penale, ku i tha se kishte pasur një ngritje në këtë pikë.

“Policia e Kosovës është polici mjaftë transparente. Në fillim të mandatit tim jam angazhuar që ta ngrisim këtë transparencë me medie, që ju të merrni informata të sakta. Kjo do ishte mënyra më e mirë që opinioni të marrë informata të sakta. Ne do të fokusohëmi në të arriturat që i kemi pasur këtë vit”, tha Qalaj.

Ai ka treguar se numri i veprave penale është rritur.

“Departamenti për operacione raporton që numri i veprave penale është rritur 32.2%. Vjedhjet kanë shtuar rritje 22.2 %. Protestat 12 kanë qenë në 2017, ndërsa 28 në 2018-ten. Rastet e dhunës më familje kamë shënuar rritje 48%. Aksidentet më trafik, në 2017 ka pasur 15 aksidente fatale ndërsa në 2018, 4 raste. Aksidente me vdekje 12 në vitin 2017 ndërsa 7 raste në 2018-ten. Persona të vdekur 119 në vitin 2017 ndërsa në vitin 2018, 109 raste. Sulmet për kërcënime ndaj gazetarëve 3 raste në 2017 ndërsa në 2018 asnjë rast”, ka thënë Qalaj.

Zv. drejtori i Policisë, Riza Shillova tha se planet operative “Stop drogës në shkolla” si dhe “Plani operative kundër fajdeve” kanë shënuar një progres.

“Planet operative stop drogës në shkolla si dhe plani operativ kundër fajdeve që kanë shënuar një progres.

“Kemi hetuar 182 raste sa i përket këtyre veprave penale. Gjatë kësaj periudhe për kultivim me narkotikë kemi pas vetëm një rast këtë vit. Edhe tek konfiskimet e narkotikeve kemi ngritje sidomos tek heroina dhe kokaina. Kemi zbritje të trafikimit me marihuanë. Operacionet tona në fushën e narkotikëve do vazhdojnë. 44 raste me 66 persona të arrestuar sa i përket drogave në shkolla”, ka thënë Shillova.

Të ngjashme