Policia e Kosovës arreston një person, ishte me urdhërarrest ndërkombëtar

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU, e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore, ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, transmeton Ekonomia Online.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K. (1974) me shtetësi bullgare, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme