Urime 28 Nëntorin nga Vlora!

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 18:04 | Nga Fadil Maloku

28 Nëntori nuk është thjesht vetëm një akt formal, por edhe një vulosje e vetvetes sonë si komb, si kornizë shtetërore dhe si projekt; social, politik, ekonomik, ushtarak e kulturor.

28 Nëntori, përveç kurorëzimit të përpjekjeve gjithëshqiptare, duhet të njihet edhe si memorizim identitar për sakrificat sublime njëshekullore të kosovarëve…

28 Nëntori, përveç gëzimit dhe krenarisë së madhe, duhet gjithnjë të na e mbajë gjallë ndjenjën e përgjegjësisë dhe amanetit për përmbushjen e Projektit të Shqipërisë Etnike.

28 Nëntori, është festë gjithëshqiptare (që nuk i përjashton as(turbo)kozmopolitët e “kombit” kosovar, e as pseudopatriotët e hamendur gjatë historisë…!), sepse, gjatë gjithë historisë ringjalli, mbajti, kultivoj, dhe ushqeu shpresën e lirisë dhe barazisë me kombet evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme