8 Marsi njihet si ‘Dita e Gruas’ në të gjithë botën, ndërkohë që për herë të parë u kremtua gjegjësisht më 1910.
Kjo cilësohet të jetë një ditë shumë e rëndësishme në të cilën kujtohen arritjet politike, ekonomike e sociale të grave në botë, e po ashtu edhe dhuna dhe abuzimi që shumë gra kanë vuajtur.
Në këtë ditë speciale, nuk kanë munguar as urimet dhe dedikimet e artisteve shqiptare përmes rrjeteve sociale, disa prej të cilëve kanë prezantuar nënat e tyre e disa të tjera kanë lartësuar figurën e femrës.
Greta Koçi, Gili, Tayna, Alketa Vejsiu, Vera Ora, Aurela Gaçe, Elita Rudi, Arta Elezaj, Leonora Poloska, Enca, Blerta Veseli, Luana Vjollca, Morena Taraku, Vesa Luma – janë ndër figurat publike që kanë nderuar gruan për 8 Mars.