Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2021 duke kujtuar se viti që lamë pas ishte i vështirë dhe i dhimbshëm.
Mes të tjerave, në urimin e tij, Basha shprehu mirënjohjen për mjekët dhe personelin shendetësor, që po sakrifikojnë me vetëmohim për të shpëtuar jetë gjatë pandemisë.
Pavarsisht trishtimit të vitit që po lëmë pas, për kryedemokratin, ende ka shpresë për një të ardhme më të mirë.
“Teksa po hyjmë në Vitin e Ri, mbushini zemra tuaja me shpresë dhe besim. Largojeni për disa çaste trishtimin e këtij viti që lamë pas dhe mendoni se ditë më të mira na presin, se një e ardhme më e ndritur është përpara nesh. Kemi kaluar një vit të vështirë, por gjithsesi ka shpresë. Shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë, të cilën e kemi vetë në dorë. Ka shpresë për një Shqipëri tjetër”, shprehet Basha.