Urimi prekës i vajzës së Jakup Krasniqit në ditëlindjen e tij: Ndjejmë zërin tënd

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi sot mbush 70 vjet, e këtë ditë të veçantë ai sot e pret larg familjes e atdheut të tij.

Por, një urim prekës për këtë ditë të veçantë, ia bëri vajza e tij, Gresa e cila thotë se vazhdimisht po i ndjenë hapat e tij në shtëpi, zërin dhe përqafimet e tij.

“Babi në ditëlindjen tënde të 70 gjendesh larg, por të ndjejmë kaq afër në gjithçka që na rrethon. Në dhomën e ndejës ndjejmë zërin tënd, ndjejmë përqafimet tua që shumë herë na mungojnë. Ndjejmë hapat tu të lehtë kur ecje nëpër shtëpi. Ndjejmë dashurinë tënde, ndjejm ndjenjen e lumturisë që përçoje sa herë ktheheshe nga puna. Ndjejmë buzëqeshjen tënde të lehtë dhe kjo na mbanë të fort”, ka shkruar e bija e Jakup Krasniqit.

Gresa tutje ka shkruar se babai i saj në ditëlindjen e 70 po i dhuron Kosovës shumëçka, duke e falëndëruar atë.

“Babi, në 70 vjetorin e lindjës duam të falenderojmë për lirinë që sot gëzojmë. Urime ditëlindjen Babi rrofsh sa malet e Shqipërisë ”, ishte urimi i së bijës për babain e saj në Hagë.

Në fund Gresë Krasniqi ua ka uruar të gjithëve festën e Vitit të Ri.

“Familjarë, miq dhe të dashur Shqiptarë gëzuar vitin e ri ”.

Kundër ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë dhe është deklaruar i pafajshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme