Urologu shqiptar në SHBA kryen operacionin e cistektomisë me robot

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Urologu shqiptar në SHBA Dr. Adnan Dervishi, është shqiptari i parë që kryen një operacion plotësisht përmes një roboti.

Dervishi ka publikuar një njoftim në faqen e tij në Facebook, ku ka treguar se ka realizuar një cistektomi robotike.

Ai ka thënë se kjo është një procedurë për heqjen e fshikëzës dhe kryhet në shumicën e rasteve kur pacientët janë në fazën e dytë ose më të lartë të kancerit të fshikëzës.

Dervishi ka treguar tutje se urologët e trajnuar mund të kryejnë këtë procedurë plotësisht përmes robotit.

“Jo urologu i parë por padyshim Shqiptari i parë që kryen këtë operacion tërësisht me robot!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme