Mund të duket e çuditshme, por ditët e fundit po raportohet për një shkarkim mes një turneu të madh, saktësisht në botërorin “Rusia 2018”.
Kështu, seleksionuesi i Arabisë Saudite, argjentinasi Juan Antonio Pizzi, do të ketë nevojë për një rezultat pozitiv nëse dëshiron të mbajë punën e tij, transmeton Koha Ditore.
Uruguai e Arabia Saudite takohen të mërkurën në Rostov-on-Don (17:00) në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A të Kupës së Botës.
Pizzi e përshkroi si “ndjenjë turpi” humbjen e thellë të Arabisë Saudite nga Rusia (5:0) në ndeshjen hapëse të Botërorit dhe një shfaqje tjetër e tillë mund të bëjë që ai të enjten në mëngjes të shkarkohet nga Federata e Futbollit e Arabisë Saudite.