USAID-i mbështet 32 biznese të vogla kosovare

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 12:41 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia e Misionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) përmes programit “Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Lokale” ka mbështetur 32 ndërmarrje të vogla kosovare.

Në tubimin afarist për bizneset B2B, u tha se USAID-i ka në fokus turizmin, shërbimin e makinave dhe sektorë të tjerë të cilët janë edhe përfitues 32 biznese nga komunitetet shumicë dhe jo-shumicë.

Ky takim ka shënuar përfundimin e trajnimit të specializuar në marketing dhe shitje, shënjim, dhe strategji.

Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, tha se fondacionet e USAID-it ndihmojnë zhvillimin e bizneseve kosovare, pasi që ato sipas tij, sjellin zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Ai shprehu gatishmërinë  e tij që produktet kosovare të jenë më lehtë të eksportuara.

“Ndërtimi i Kosovës do të thotë një avancim, ndërtim i bizneseve dhe ndihmë për komunitetet shumicë dhe jo-shumicë. Së bashku mund të avancojmë Kosovën. Puna në një program ta tillë mund të jetë asistencë në marketing dhe programet e aktit që i përfaqësoj këto qasje. Në sektorin privat mbetet ende shumë punë për tu bërë ngaqë është shumë i ngarkuar. Ne do të përkrahim rrugëtimin e juaj për të bërë produktet kosovare më lehtë të eksportuara”, ka thënë Hope

Kurse, përfaqësuesit e marketingut nga kompania “Ding Dong” thanë që marketingu i bërë nga kompanitë e vogla dhe të mesme është i domosdoshëm.

Avni Talifaj ekspert i marketingut në këtë kompani dha shembuj të kompanive të cilat me pak ndihmës kanë arritur të rrisin kapacitetet e tyre.

“’Eko Garden’ është shembulli i parë i një biznesi të vogël, i cili kanë marrë një sasi të vogël fondesh nga ne, por që me shumë punë dhe dashuri për punën e tyre kanë arritur që të përparojnë dhe të rrisin kapacitetin tyre. Pastaj edhe ‘Ëmbëlsia’ e Zubin Putokut ka qenë njëra nga bizneset që ka ngritur shitjen për 50% dhe kanë arritur të marrin edhe punëtorë shtesë. Dhe kjo të bënë të ndihesh krenar me punën e mirë të këtyre bizneseve”, tha Talifaj.

Asistenca e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ofron asistencë ekonomike dhe humanitare anembanë botës për më shume se 50 vjet.

Të ngjashme