UShAF riakreditohet edhe për pesë vjet

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka fituar edhe për pesë vjet akreditimin institucional nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC). 

Me këtë vendim, UShAF bëhet njëri nga dy universitetet publike në vend, krahas Universitetit të Prishtinës, të cilët janë akredituar për pesë vjet. Theksojmë se UShAF është Universiteti i fundit publik i themeluar. 

Rektori i UShAF, Agron Bajraktari e vlerësoi këtë vendim, teksa falënderoi të gjithë ata të cilët kanë qenë pjesë e procesit të akreditimit dhe kanë kontribuar për një të arritur të tillë. 

Po ashtu, ai falënderoi stafin akademik, administrativ, studentët, studentët e diplomuar, bizneset dhe partnerët tjerë për kontributin e dhënë gjatë këtij procesi. 

Të ngjashme