Ushqimet kundër simptomave të reumatizmit

Prishtinë | 07 Gus 2023 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Reumatizma është një sëmundje që prek më shumë se 20% të popullsisë së globit. Për fat të keq, shkencëtarët nuk kanë zbuluar asnjë trajtim efikas apo medikament kundër kësaj sëmundjeje që prek gjymtyrët. Sidoqoftë, disa prej studimeve më të veçanta mbi këtë sëmundje, të cilave u referohet tregojnë se ushqimet e duhura në kombinim me një aktivitet të moderuar fizik, janë kura më e mirë për njerëzit që vuajnë nga artriti.

Hapat domethënës kundër artritit

Rënia në peshë dhe aktiviteti fizik janë dy prej hapave më domethënës që duhet të ndërmarrin njerëzit që vuajnë nga artriti. Rënia në peshë zbut barrën e rëndë mbi gjymtyrë dhe ul nivelin e inflamacionit. Aktiviteti fizik i mban muskujt të fortë dhe ndihmon në lehtësinë e lëvizjes.

Yndyrat e shëndetshme janë thelbësore

Ngrënia e disa ushqimeve mundet të përmirësojë simptomat dhe të zbusë dhimbjet. Të dhënat shkencore tregojnë se ngrënia e salmonit apo sardeleve mund të zbusë dhimbjen dhe të lehtësojë lëvizjen.

Këto peshq përmbajnë acide yndyrore omega-3 që zvogëlojnë sasinë e substancave inflamatore në trup. Megjithatë, ngrënia e peshqve nuk mjafton. Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pakësojnë sasitë e mishit të kuq dhe të konsumojnë vaj ulliri në vend të vajrave të tjerë.

Ulja e kolesterolit

Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga artriti, kanë nivele të larta të kolesterolit në gjak. Tërshëra dhe ushqime të tjera të pasura me fibër ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Mënyra të tjera për uljen e kolesterolit janë si më poshtë:

30 gramë arra në ditë

25 gramë proteinë soje në ditë.

Antioksidantët

Artriti shfaqet si pasojë e inflamacionit të gjymtyrëve dhe indeve që shkaktohet nga substancat kimike në organizëm. Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të konsumojnë edhe shumë vitaminë K. Ajo gjendet tek spinaqi, brokoli dhe lakrat e vogla.

Ngrënia e më shumë ushqimeve të pasura me antioksidantë, të cilat neutralizojnë këto substanca, mbron gjymtyrët. Vitaminat A, C dhe E janë të fuqishme për të mbrojtur të gjitha indet në organizëm. Vitamina A gjendet tek karrota dhe patatja e ëmbël. Frutat e freskëta dhe perimet jeshile janë të pasura me vitaminë C. Arrorët dhe farat janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme