Ushqimet që i ndihmojnë kujtesës

Prishtinë | 07 Shk 2023 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Ushqimet ndikojnë në çdo aspekt të shëndetit, madje edhe në kujtesën tonë. Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet.

Më poshtë EO ju sjell një listë me ushqime që ndihmojnë në zhvillimin e një kujtese të mirë dhe të shëndetshme.

Brokoli 

Ndihmon në nxitjen e rritjes të qelizave të reja të trurit. Brokoli është i pasur me vitaminë K që ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Konsumimi i një filxhani brokoli 3 herë në javë është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar kujtesën tuaj.

Arrat

Arrat janë ushqime që ndihmojnë në rritjen e fuqisë të trurit. Ato përmbajnë sasi më të lartë të omega-3, në krahasim me ushqimet e tjera. Omega-3 kanë efekt mbrojtës për trurin dhe rrisin aftësitë njohëse dhe kujtesën. Rritin rrjedhjen e oksigjenit dhe ushqyesve thelbësorë përmes enëve të gjakut të trurit duke parandaluar inflamacionin.

Domatja 

Domatja është burim antioksidantësh, gjithashtu është e pasur me lykopenë dhe ndihmon  njerëzit të kenë kujtesë më të mprehtë. Shtojini domatet në sallatë, supë, omëletë, gjellë ose hajini të përpunuara për të përmirësuar fuqinë e trurit tuaj.

Çokollata e zezë

Kafeina e ndodhur në të luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vigjilencës. Çokollata përmban gjithashtu flavonoide që ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në tru, si dhe mund të përmirësojë përqendrimin. Çokollata e bardhë ose ajo me qumësht janë gjithashtu të mira për trurin tuaj.

Boronica 

Boronica mund ta mbajë trurin tuaj të mprehtë, madje edhe në moshë të vjetër. Përmbajtja e lartë e flavonoideve që gjendet tek boronicat përmirësojnë funksionet njohëse. Gjithashtu boronicat mund të zvogëlojnë mundësinë për t’u prekur nga sëmundjet alzhajmer dhe parkinson.

Spinaqi 

Spinaqi është i pasur me kalium dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat e trurit nga çdo lloj dëmtimi. Spinaqi përmban lëndë ushqyese thelbësore të tilla si magnez, vitaminë E, vitaminë K, të cilat ndihmojnë në uljen e zhvillimit të degjenerimit të trurit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme