Ushqimet që duhen shmangur nëse keni probleme me celulitin

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Celuliti shfaqet më shumë gjatë pubertetit, shtatzanisë dhe pas menopauzës. Ai krijohet kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës.

Mbipesha është një faktor kontribues në shfaqjen e celulitit, por kjo nuk do të thotë që njerëzit që kanë celulit janë domosdoshmërisht mbi peshë.

Karbohidratet e përpunuara- Inflamacioni është një problem që shtyn qelizat e yndyrës të zmadhohen e të përthithin lëngje dhe toksina. Një gjë e tillë përkeqëson qarkullimin, ndërkohë toksinat shpërbëjnë kolagjenin dhe elastinën që mundësojnë tonifikimin dhe butësinë e lëkurës. Karbohidratet e rafinuara shkaktojnë jo vetëm inflamacion por edhe celulit. Në këtë kategori futen produktet si ëmbëlsirat, drithërat, pijet e gazuara, buka dhe makaronat.

Ushqimet e gatshme Këto ushqime njihen për aftësinë e tyre në nxitjen e inflamacionit. Ato janë të mbushura me sheqerna, yndyrna dhe kripëKëtu përfshihen: patatinat, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, produktet e përpunuara të mishit, e të tjerë.

Kripa Kripa e detyron trupin të akumulojë lëngje në qelizat dhe indet yndyrore. Një gjë e tillë prish paraqitjen e jashtme të lëkurës. Ekspertët thonë se duhet të kemi kujdes me konsumin e kripës dhe mos ta teprojmë me të.

Shkaktarët më të mëdhenj të celulitit Përveç ushqyerjes, celuliti mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë.Ai përkeqësohet me kalimin e moshës dhe ndikohet shumë nga hormonet. Celuliti shfaqet më shumë gjatë pubertetit, shtatzanisë dhe pas menopauzës. Në shumë raste, celuliti është i shkruar në gene dhe në raste të tjera shkaktohet nga mungesa e aktivitetit fizik. Disa trajtime natyrale për eliminimin e celulitit që mund t’i bëni në shtëpi

Konsumoni shumë ujë Një ndër hapat e parë kundër luftës naj celulitit është pa dyshim uji. Ai është aleati juaj më i madh kundër celulitit, sepse ndihmon në tharjen e dhjamit, duke eleminuar edhe toksinat në trup. Ju mund të largoni celulitin duke konsumuar sa më shumë ujë.

Uji me limon Një mënyrë tjetër shumë e thjeshtë e shkrirjes së dhjamit të celulitit është edhe pija juaj e preferuar, ujë më limon. Kjo pije është mirë të konsumohet e ngrohtë herët në mëngjës apo në formën e çajit, gjithnjë duke zgjedhur përbërës natyral.

Çaji jeshil Për të pasur një lëkurë perfektë dhe të lëmuar në pak kohë provoni edhe çajrat. Në veçanti çaji jeshil ndihmon në eliminimin e celulitit nga trupi.

Çfarë të hani për të zhdukur celulitin?

Së pari konsumoni shumë fruta si boronica, limon, portokall apo kivi. Agrumet dhe vitamina C ju ndihmojnë në tretjen e shpejtë dhe stimulojnë shkrirjen e dhjamit.Konsumoni shumë mollë (bashkë me lëkurën), pasi ndihmon në eliminimin e masës dhjamore dhe nxit formimin e muskujve.Ushqimet e pasura me Omega 3 janë një burim i mirë i eliminimit të ujit të tepërt që akumulohet nën lëkurë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme