Ushtaraku i pensionuar serb dëshiron të kthehet në Koshare, por ka dilema të sigurisë

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

“Beteja e Koshares” është një prej luftimeve më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në Koshare ushtria serbe është demoluar dhe ka pësuar humbje të jashtëzakonshme. Megjithatë pavarësisht kësaj disfate, një ushtarak i pensionuar serb dëshiron të kthehet në Koshare.

Dragutin Dimcevski, zëvendëskomandant në pension i ushtrisë serbe ka thënë se dëshiron të kthehet në Koshare, por thotë se ka dilema rreth çështjes së sigurisë.

“Do të isha i lumtur nëse do të shkoja përsëri në Koshare, por dilema është se sa e sigurt është tani”, ka thënë ai për Kosovo Online.

Dimcevski ka treguar edhe për 1 janarin e vitit 1999, duke përmendur sulmet që ishin bërë ndaj ushtrisë serbe nga Shqipëria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme