Ushtarë nga e gjithë bota me mision në Afganistan, mbledhin të holla për Shqipërinë

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Solidarizimi për të prekurit e tërmetit në Shqipëri, i cili ndodhi më 26 nëntor 2019 në orën 03:55 është shumë i madh.

Vendi i fundit që i është shtuar kësaj liste është Afganistani ku personat që janë me mision kanë kontribuar në shuma monetare.

Njoftimin e ka dhënë ministria e mbrojtjes Olta Xhaçka nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ku ka shkruar:

“Solidariteti i jashtëzakonshëm i këtyre ditëve është shtrirë deri në Afganistan.
Miqtë dhe aleatët tanë po kontribuojnë simbolikisht për të prekurit nga tërmeti, edhe në mbledhjen e fondeve që kanë nisur ushtarakët tanë 🇦🇱 me mision në Kabul.”/tch

Të ngjashme