Ushtarët amerikanë arrijnë në Kosovë (FOTO)

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Komanda Rajonale Lindore brenda forcës paqeruajtëse të NATO-s ka njoftuar se në dy ditët e kaluara, një kontingjent nga  Garda Kombëtare e Ushtrisë së Oregonit ka arritur në Kosovë për të marrë kontrollin e Komandës Rajonale-Lindje si KFOR 27.

Ata do të vazhdojnë misionin e KFOR-it për të kontribuar për një mjedis të sigurt në Kosovë, thuhet në njoftim në facebook.

“Pas shumë javësh trainimesh në Hohenfels, Gjermani dhe Fort Bliss, Texas, Ekipi luftarak i Brigadës së 41-të të këmbësorisë, Garda Kombëtare e Ushtrisë së Oregonit së shpejti do të marrë kontrollin e Komandës Rajonale-Lindje si KFOR 27. Ata do të vazhdojnë misionin e KFOR-it për të kontribuar në një mjedisi i sigurt dhe i sigurt dhe liria e lëvizjes për njerëzit e Kosovës”.

Fotografia e KFOR Regional Command East
Fotografia e KFOR Regional Command East
Fotografia e KFOR Regional Command East

Donald Trump Junior, i biri i Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, e ka mbështetur kërkesën e senatorit amerikan David Perdue, për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Në një postim në Twitter, Trump i riu, ka thënë se pajtohet me kërkesën e senatorit.

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikane në Kosovë. Koha për t’i kthyer në shtëpi”, tha shkurt Donald Trump Junior. Sot, David Perdue, senator amerikan, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta largojë tarifën ndaj mallrave Serbisë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin historik në horizont, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë”, ka shkruar në Twitter, senatori Perdue që vjen nga Partia Republikane të cilës i përket edhe Presidenti Donald Trump.

Në të kundërtën senatori Perdue ka kërkuar nga SHBA ta shqyrtojë praninë e saj në Kosovë.“Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë SH.B.A. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka theksuar ai.

WELCOME, KFOR 27!The #Jungleers of the incoming Regional Command-East headquarters arrived March 8-9, 2020 at Pristina…

Gepostet von KFOR Regional Command East am Dienstag, 10. März 2020

Të ngjashme