Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka mirëpritur ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jerseyt të cilët mbërritën të dielën në Tiranë.
Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.