Ushtarët italianë të KFOR-it do të kryejnë trajnim në Zubin-Potok

Prishtinë | 29 Dhj 2023 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se ushtarët italianë të caktuar në kuadër të këtij misioni do të kryejnë trajnimin vjetor në Digën e Ujmanit në komunën e Zubin-Potokut.

Ky aktivitet do të kryhet më 30 dhjetor.

Aktiviteti stërvitor do të përfshijë ushtarë nga ushtria italiane dhe anije italiane me qëllim që të plotësojnë kërkesat e specifikuara të trajnimit të njësisë.

KFOR-i është një mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO-ja, i përbërë nga pjesëtarë nga 27 vende dhe në Kosovë është vendosur që nga viti 1999 dhe synon të krijojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Të ngjashme