Ushtari britanik që shërbeu në Kosovë, arrestohet për pedofili

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 17:31 | Nga

Një pedofil nga Walsall, Britani e Madhe, është zënë në kurth nga një polic i cili u shtir në internet si një vajzë 12 vjeçe.

Ish-marinari i turpëruar i Marinës Mbretërore, David Stephenson, i cili ka shërbyer në tri konflikte nëpër botë, në mesin e të cilave edhe në Kosovë, ka menduar se po martohet me një ‘vajzë’ dhe ka kërkuar nga ajo të takohen për të kryer marrëdhënie seksuale.

Por, pa dijeninë e Stephensonit, nga Stroud Avenue, Willenhall, ai po kontaktonte me një polic i cili po shtirej si fëmijë, është thënë në Gjykatën Mbretërore në Wolverhampton, raporton Expressandstar.com.

54 vjeçari ka rënë në kontakt me ‘Laurenin’ përmes një faqeje të quajtur “Teen Chat” që mendohet se përdoret nga persona të moshave 13-19 vjeç, ka thënë prokurori Howard Searle, i cili vazhdoi: “I pandehuri e dinte se vajza ishte nën moshën 16 vjeçare por biseda, që nisi pafajshëm, i kthye në seksuale”.

Stephenson, i martuar me familje, bëri veprime të neveritshme dhe kreu një marrëdhënie seksuale përmes internetit për ‘vajzën’. Ai thotë se është 45 vjeçar dhe i shkurorëzuar – gjë që asnjëra nga to nuk qëndron, është thënë në gjykatë.

Biseda e tyre vazhdoi për rreth dy javë para se të merrte konotacion seksual, u tha në gjykatë.

Përfundimisht, tetorin e vitit të kaluar, Stephenson kërkoi nga ajo që të takoheshin dhe të merrte me vete rroba tjera në mënyrë që të ndërrohej nga uniforma e shkollës në veturën e tij, ka thënë Searle.

Stephenson ka shërbyer në Marinën Mbretërore për 24 vjet gjatë Luftës së Gjirit dhe në konfliktet në Falkland dhe në Kosovë, ka thënë Nicole Steers.

“Ai bënte biseda fantaziste të cilat ishin të neveritshme. Ai pranon se sjellja e tij ishte tërësisht e papranueshme dhe e papërshtatshme. E ka turpëruar atë”, ka hënë ajo.
Stephenson pranoi fajësinë për përpjekje për t’u takuar me vajzën nën moshën 16 vjeçe pas leximit të akuzën për përgatitje të ‘vajzës’ për vepra seksuale dhe dy akuza tjera.
Gjykatësi Peter Barrie i tha atij: “Nuk besoj se do të flisje me një 12 vjeçare në këtë mënyrë po ta takoje ballë-për-ballë, por në internet bëhet e lehtë heqja dorë e tërësishme nga vetëpërmbajtja. Nuk është bërë asnjë dëm sepse nuk ka ekzistuar asnjëherë një vajzë e vërtetë, por nëse do të kishte qenë, do të kishte pasoja të rënda. Ishte moment çmendurie për ju”, transmeton Koha.net.

“Prioritet imi është të sigurohem që asnjë vajzë e vërtetë të mos bie pre e një sjelljeje sikurse kjo e jotja dhe mënyra më e mirë që kjo të ndodh është që ju të merrni një mësim që të mos ofendoni dikë në këtë mënyrë”, ka theksuar gjykatësi.
Stephenson është dënuar me tre vjet punë për komunitetin, të merr pjesë në Programin për Shkelës Seksualë si dhe të punojë 120 orë pa pagesë. Ai është detyruar të paguajë 500 funte për shpenzimet e gjykatës dhe të vendoset në regjistrin e Personave që kanë kryer vepra të ndaluara seksuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme