Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se ka vrarë katër militantë në një sulm ajror kundër militantëve të al Shabaab në Awdheegle të Somalisë.
Ky sulm ajror është zhvilluar për të mbështetur forcat qeveritare të Somalisë që të dobësojnë grupin terrorist al Shabaab, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
“Sulmi ajror i SHBA-ve është zhvilluar kundër militantëve pasi që ata kishin sulmuar forcat partnere”, ka bërë të ditur ushtria amerikane nëpërmjet një deklarate.
“Ne kemi njohuri se sulmi ajrorë ka vrarë të paktën katër militantë dhe në mesin e të vdekurve nuk ka ndonjë civil”.