Ushtria e Izraelit raporton për luftime me Hamasin në veri të Gazës

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Ushtria e Izraelit ka raportuar se po lufton me Hamasin brenda territorit të Rripit të Gazës, në veri të territorit, raporton BBC.

Në një postim në Telegram, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, kanë bërë të ditur se po vazhdojnë “operacionin tokësor në veri të Rripit të Gazës” dhe se ka pasur luftime me militantë të armatosur të Hamasit brenda territorit.

“Terroristët që kanë shtënë në drejtim të ushtarëve janë vrarë, si dhe terroristët që janë identifikuar përgjatë bregdetit në Rripin e Gazës në afërsi të zonës Zikim”, është thënë në njoftim.

Izraeli ka njoftuar se më tepër trupa janë futur në Gaza gjatë natës mes shtunës dhe të dielës, ndërsa ka thënë se aeroplanët ushtarakë kanë goditur 450 objektiva ku thuhet se gjendeshin militantë të Hamasit.

Të ngjashme