Xhudistët nga Kosova po vazhdojnë të jenë emra të përfolur në botën e këtij sporti.
Viti 2019 ishte vit shumë i begatë për pesë heronjtë tanë.
Ata lartësuan vendin tonë në botë, duke bërë që pothuajse në secilën garë flamuri të ngrihet lartë dhe të dëgjohet himni ynë.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, rrëmbyen 19 medalje në 2019-ën, njofton Klan Kosova.
Natyrisht më të zonjat ishin heroinat tona Majlina, Nora, Distria e Loriana që sollën 18 medalje, ndërkaq Akili e mori vetëm një.
Por, përtej kësaj ata përfaqësuan denjësisht ngjyrat e Kosovës, me një punë të palodhshme të trajnerit Toni Kuka.
Këta të pestë dhuruan shumë emocione.
Majlinda Kelmendi – 52 kg – Pesë medalje
Mbretëresha e këtij sporti e dëshmoi edhe sivjet se mbetet e pakonkurrencë.
Majlinda rrëmbeu hiç më pak se katër medalje të arta.
Emri i saj me dukat u shkrua në : Abu Dhabi, Tel Aviv, Dusseldorf, Kampionatin Evropian dhe në Kampionatin Botëror u rendit e treta.
Nora Gjakova – 57 kg – Tre medalje
Edhe sukseset e Norës nuk munguan.
Ajo mori tre medalje, dy të argjendtë dhe një të artë.
Nora u bë e artë në Grand Prix në Tbilisi të Gjeorgjisë, kurse në Kampionatin Evropian dhe në Grand Prix në Budapest nuk mori më shumë se vendin e dytë.
Distria Krasniqi – 48 kg – Pesë medalje
Distria u rendit dy herë e para, dy herë e dytë dhe një herë e treta.
Grand Prix në Antalya dhe Masters që u mbajt së fundmi në Kinë i dhanë asaj të artën.
Krasniqi po aq herë mori të argjendtën, në Grand Prix në Budapest dhe Grand Slamin në Paris.
E bronzta erdhi në garën e Kampionatit Botëror.
Loriana Kuka – 78 kg – Pesë medalje
Lori i vazhdoi sukseset e sportit të xhudos duke kontribuar me pesë medalje.
Ajo sivjet mori dy të argjenta, dy të bronzta dhe një të artë.
Garat e Tbilisit, Marakech dhe Tel Avivit dhe shumë gara të tjera afirmuan emrin e xhudistes së re.
Akil Gjakova – 73 kg – një medalje
Akil Gjakova i shtoi një medalje sportit të xhudos.
Ai doli i pari në garat Grand Prix në Budapest.
Në “Masters” që u mbajtën në Kinë, Akili u lëndua gjë që i pamundësoi atij të vazhdojë garat dhe të kthehet me ndonjë trofe nga atje.