Ushtria gjermane, ngacmimet seksuale pësojnë rritje

96039668
Prishtinë | 28 Jan 2018 | 09:22 | Nga

Rastet e ngacmimeve seksuale në ushtrinë gjermane janë rritur në 80 për qind gjatë vitit të kaluar, sipas një raporti të publikuar nga grupi mediatik “Funke”.

Raportimet për sulme me natyrë seksuale janë rritur në 234 gjatë vitit 2017, krahasuar me 128 të tilla një vit më herët, shkruan Top Channel.
Rritja e ndjeshme e këtij numri duket se vjen nga rritja e përforcuar e ndërgjegjësimit për këtë problematikë, por edhe prej rritjes së incidenteve që nuk janë raportuar në vitet paraardhëse, sikurse edhe nga rihapja e rasteve të vjetra, thotë në raportin e tij grupi “Funke”.

Raporti citon një zëdhënës të ushtrisë gjermane të thotë se incidentet variojnë nga prekjet e papërshtatshme në shpatull apo kofshë, deri te puthjet e padëshirueshme apo agresione seksuale më të rënda.

Edhe numri i përdhunimeve të raportuara vitin e kaluar ishte 14, nga 5 në vitin 2016.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme