Ushtria izraelite zbulon tunel të ri në kufirin me Libanin

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Ushtria izraelite bëri të ditur se ka zbuluar një tunel të ri të fshehtë, të hapur nga pjesëtarët e lëvizjes Hezbollah, në kufirin libianezo-izraelit.

Ushtria izraelite përmes një deklarate thotë se ka kryer një operacion dhe ka neutralizuar kërcënimin ekzistues.

“Tuneli është shkatërruar sikur u shkatërruan edhe ato që kemi zbuluar më parë. Kushdo që niset nga ana e Libanit përmes tunelit do të jetë në rrezik”, thuhet në kumtesën e ushtrisë izraelite, e cila fajëson qeverinë libiane për gërmimin e tuneleve sekrete nën kufi.

Deklarata tha gjithashtu se ky ishte tuneli i katërt në total i gjetur dhe i shkatërruar në kufirin libanezo-izraelit. Hezbollah nuk ka komentuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme