Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kësaj here ka vendosur “t’i injorojë” miqtë e tij të mëdhenj, ShBA-në, BE-në dhe NATO-n, të cilët po kërkojnë ndryshime kushtetuese për transformimin e FSK-së në ushtri. Presidenti Thaçi kërkon të procedohet me projektligj, duke thënë se Kosova nuk mund të mbetet më peng i Serbisë.
Zyrtarisht dhe në mënyrë unanime Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Projektligjin për FSK-në t’ia dërgojë Qeverisë për shqyrtim. Qeveria tani do të ketë një muaj kohë për t’i shqyrtuar ndryshimet e nevojshme, të cilat i hapin rrugë ndryshimit të misionit të FSK-së, para se atë ta dërgojë në Kuvend.
Megjithatë, iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për t’i bërë ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat nisin këtë proces, ka hasur në kundërshtime të ashpra nga NATO-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ua ka përcjellë shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s autoriteteve të Kosovës rreth iniciativës për ta transformuar FSK-në në ushtri pa ndryshime kushtetuese.
Jo më i butë ka qenë edhe reagimi i Ambasadës amerikane. SHBA-ja ka paralajmëruar Kosovën se miratimi i ligjit të propozuar tani do t’i bënte ata ta rivlerësojmë bashkëpunimin dypalësh me FSK-në dhe ndihmën e tyre.
Megjithëkëtë, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova nuk mund të mbetet më peng i vullnetit politik të Serbis