“Ushtroni” që ta doni punën tuaj

Prishtinë | 09 Gus 2023 | 00:06 | Nga Ekonomia Online

Ndiheni të frustruar në punë por dorëheqja nuk është një mundësi, atëherë ndrysho mentalitetin në raport me punën, në 3 hapa të thjeshtë.

Çdo herë që ju i thoni vetes se sa e keqe është situata, ju jeni duke krijuar një strukturë mendore që ju bën të mbeteni duke u ankuar.

Pra zgjidhja mund të jetë të riprogramoni trurin, thotë Clare Josa, autore e librit ‘Dare to Dream Bigger’. Ja si bëhet:

Prano

Sapo bëhesh i vetëdijshëm për tensionin që ke një trup, për shembull në nofulla, ose përballu ose shkarkoje me patjetër. Ajo buron nga një mendim negativ dhe në vend që ta amplifikosh me emocione të këqija, thjesht si një vëzhgues i jashtëm pranoi ato. Mjaft i ushqeve, vetëm kështu do të fillojnë të humbin fuqinë e tyre mbi ty.

Frymëmarrje e thellë

Merr frymë thellë më hundë dhe nxirre me gojë.

Disa herë, por të jetë një frymëmarrje e thellë, çojeni ajrin deri në fund të barkut. Dhe kur ta nxirrni atë mendoni se po nxirrni gjithë energjinë e keqe.

Zgjedhje

Mendo një anë të mirë të situatës aktuale, ka gjithmonë një të tillë dhe pse e vogël, dhe shpreh mirënjohje për të. Dhe nuk ka të bëjë me shtirjen por me lënien e lirë të vetes për të ndjerë emocione të lumtura dhe të bukura pavarësisht se çfarë po ndodh rreth teje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme