Vajza 12-vjeçare nga Belgjika bëhet viktima më e re e Coronvairusit në Evropë

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë 12-vjeçare nga Belgjika është bërë personi më i ri në Evropë që vdes nga coronavirusi.

Zëdhënësi i qeverisë belge, Emmanuel Andre, tha se rasti fatal në këtë moshë është dukuri shumë e rrallë dhe se vdekja e vajzës i ka tronditur të gjithë.

Ky ishte rasti i parë që një fëmijë vdes nga koronavirusi në Belgjikë, ku deri më tani janë regjistruar 705 të vdekur, në bazë të të dhënave zyrtare.

Në mbarë botën, shumica e fëmijëve janë kursyer nga sëmundja e re, e cila i ka prekur më së shumti personat e moshuar.

Para këtij rasti, personi më i ri në Evropë që vdiq nga koronavirusi ishte djali 14-vjeçar nga Portugalia, Vitor Godhino. Ai vdiq në orët e para të së dielës.

Më parë, Julie Alliot, nxënëse 16-vjeçare nga Franca, gjithashtu vdiq nga coronavirusi më 25 mars dhe deri në atë datë ishte viktima më e re në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme