Vajza e 70-vjeçarit të zhdukur nga Prizreni konfirmon se babain e kanë gjetur të vdekur

Prishtinë | 19 Maj 2018 | 12:03 | Nga

Marian Gjugja, 70-vjeçar nga Prizreni, ishte raportuar nga fëmijët e tij si i zhdukur në polici që nga data 12 maj. Mëngjesin e sotëm ai është gjetur pa shenja jete mbrapa një marketi në Prizren.

 “E kemi gjete sot në mëngjes rreth orës 8, ish kanë mbrapa një marketi dhe policia po merret me rastin”, tha ajo për Express.

Raportohet se në vendin e ngjarjes janë ftuar përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Të shtunën e kaluar pas orës 19:00, Mariani i vetëm kishte dalë nga shtëpia për një shëtitje dhe që nga ajo ditë familjarët nuk kanë ditur asgjë për fatin e tij.

Për shtatë ditë ai u kërkua nga Policia. Mariani vuante edhe nga skleroza (harresa), nuk ishte shumë i shoqëruar dhe nuk mbante telefon me vete.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme