Vajza e Gani Gecit pritet të jetë deputete e Kuvendit

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Marigona Geci-Lala e cila është e bija Gani Gecit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Nebih Geci nëpërmjet një shkrimi në Facebook, i cili i ka falënderuar qytetarët në emër të familjes.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij.

Te nderuar dhe shume te respektuar qytetar te Kosoves.
Faleminderit juve qe treguat maturi dhe sjellje briliante gjate ketyre zgjedhjeve, i treguat botes se qyteteruar se ne jemi pjese e juaja e civilizimit modern.
Brukseli, Berlini, Londra, Parisi, Washingtoni, Roma te gjithe e kuptuan qe ne meritojme te gjitha te drejtat si secili popull me kulture te larte europiane.
Ne familja Geci falendrojm secilin qytetar veq e veq, qe na mbeshteten ne kete kauz per ndryshime rrenjesore te shtetit tone Kosoves.
Vajza jone Marigona Geci-Lala tani eshte pjese e kuvendit te Kosoves, fale jush qe ishit prane nesh ne çdo hap, duke na mbeshtetur dinjitetshem dhe pa rezerva, prandaj Marigona eshte njera nder femrat me te votuara ne kete legjislatur.
Ne do jemi prane jush gjithmon ashtu si ishit edhe ju prane nesh. Veprat tona treguan qe ne ishim gjithehere ne rrugen e drejt duke u bazuar ne mbeshtetjen tuaj te parezerv.
Faleminderit juve, zoti ju ruajt juve dhe familjet e juaja.
Zoti e bekofte Kosoven dhe miqet tane.
Me respekt te pafund familja Geci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme