Vajza e pronarëve të RTV21, Afërdita Saraçini – Kelmendi dhe Florin Kelmendi, Parta, i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me gazetarin Fatmir Aliu, i cili është po ashtu pjesë e këtij televizioni, kryeredaktor i RTV21 në Maqedoni.
Parta dhe Fatmiri kurorëzimin e martesës e kanë bërë në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ku kanë postuar edhe foto në rrjetet e tyre sociale, shkruan gazetametro.net.
Aliu para se të kalonte në RTV21, ka punuar edhe në Koha Ditore, Radio Evropa e Lirë dhe Klan Kosova. Ndërsa Parta, një kohë të gjatë ka qenë producente në RTV21, por prej rreth 3 vitesh nuk ka qenë aktive në media.
Gazetari Aliu ka qenë i martuar me vajzën e historianit të njohur, Jusuf Buxhovi, martesë nga e cila ka dy vajza.