Motivet janë ende të paqarta lidhur me vrasjen në një familje nga Kosova e cila jetonte në Gjermani prej vitesh, shkruan mediet gjermane.
Historia e dramës familjare të Marburgut me dy të vdekur është ende e paqartë. Gjendja shëndetësore e 52-vjeçares e cila është e plagosur, gjendje e saj është kritike, shkruan sot Giessener Allegemeine.
Hetuesit kanë treguar se i dyshuar në këtë rast Sami Veseli, ka hyrë në banesën e gruas dhe vajzës së tij pavarësisht se e kishte të ndaluar nga Gjykata.
52-vjeçari erdhi nga zona e Hagen-it në Nordrhein-Westfalen i armatosur me një revole. Mirëpo se nga e kishte marr armën, ishte ende e paqartë. I cili kishte qëlluar të paktën pesë herë me të shkruan gazeta gjermane.
Sipas hetimeve të mëparshme rasti ka ardhur nga mosmarrëveshja e çiftit që kishin më herët.
Ku vajza e çiftit 27 vjeçare kishte lajmëruar policinë, pak kohë para se ajo të qëllohej për vdekje nga babi i saj. Ku më pas ai e kishte qëlluar edhe bashkëshorten e tij dhe në fund veten.
Autopsitë e dy kufomave kanë mbështetur hetimet ka thënë prokurori i rastit. Ku detaje të reja priten të dalin nga raportet mjekësore gjyqësore. Rasti dhe historia e gjakderdhjes ishin fillimisht të paqarta. Sipas zyrës së prokurorit, të gjithë anëtarët e familjes janë nga Kosova, përfundon shkrimin gazeta gjermane.