Një vajzë siriane tetë vjeçare që ka humbur njërën këmbë shpreson të marrë trajtim në Turqi dhe të jetë në gjendje të ecë përsëri.
Fatma Nasuh humbi këmbën kur ishte vetëm tre vjeçare dhe që nga ajo kohë po ecën me paterica, shkruan Anadolu.
Fatma ecën tre kilometra me paterica çdo ditë për të shkuar në shkollë, ndërsa dëshira e saj është që të bëhet një pediatër që trajton fëmijët që kanë humbur gjymtyrët e tyre.
“Në shi ose në borë, ajo kurrë nuk mungon asnjë ditë shkollë,” tha nëna e saj, Sirin Nasuh.
Vajza humbi këmbën në një sulm ajror rus në jug të provincës Alepo, teksa në të njëjtin sulm humbi vëllain dy vjeçar.
Sirin po ashtu tregoi se ata vendosën të migrojnë në provincën veriore të Idlibit, pasi sulmeve në Alepo.
Nëna e pesë fëmijëve tha se ata janë në vështirësi financiare pasi burri i saj nuk është në gjendje të punojë për shkak të probleme shëndetësore.