Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë.
Çifti u gëzuan mjaft shumë për lindjen e vajzës e që vendosën t’ia lënë emrin Ajka, shkruan lajmi net.
Së fundmi, përmes një postimi të publikuar në Instagram, Kallaku tregon se vajzës së tij i kanë hapur llogari personale në Instagram.
“Ju lutem bëjeni report kësaj faqeje nuk ka dhe nuk do të ketë faqe të vajzës nga ana jonë, njerz të smur”, ka shkruar ai.
Siç duket kjo nuk i ka pëlqyer fare aktorit pasi bën një reagim të ashpër edhe pse fansat ia kanë hapur për t’i bërë surprizë.