Njerëzit me mbushës kozmetikë të fytyrës (fillers) mund të përjetojnë ënjtje dhe inflamacion me një nga vaksinat e coronavirusit, vuri në dukje komiteti këshillues i Federatës Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA).
Sipas komitetit, disa pjesëmarrës në provë, të cilët kanë pasur mbushës, kanë tashmë efekte anësore.
Një dermatologe me bazë në Kaliforni tha se reagimi është imunologjik. “Ka kuptim që të shihni një përgjigje imune në zona të caktuara ku ka ndonjë substancë që nuk është një gjë që ndodh natyrshëm në trupin tuaj”, tha Dr. Shirley Chi.
Ajo shtoi se megjithatë, efektet anësore nuk duhet t’i ndalojnë njerëzit të marrin vaksinën. “Në këto raste, pacientët patën ënjtje dhe inflamacion në zonën me mbushës”, tha Chi.
“Një pacient kishte vendosur mbushës në faqe gjashtë muaj më parë dhe një tjetër kishte aplikuar mbushës te buzët dy ditë pas vaksinës. Të dy rastet u trajtuan me steroide dhe anti-histaminë dhe reagimet u zgjidhën”.