Ekonomia Online
FUNDIT

Vaksinat përforcuese mund t’i ulin hospitalizimet deri në 800 mijë në BE

Vaksinat përforcuese mund t’i ulin hospitalizimet deri në 800 mijë në BE

Vaksinat përforcuese mund t’i ulin hospitalizimet deri në 800 mijë në BE Agjencia e Shëndetit Publik e Bashkimit Evropian (BE), thotë se vaksinat përforcuese kundër koronavirusit mund të zvogëlojnë për gjysmë milioni numrin e të hospitalizuarve si pasojë e COVID-19 në Evropë, edhe pse varianti jashtëzakonisht ngjitës, Omicron, vazhdon të përhapet në të gjithë globin. […]

Vaksinat përforcuese mund t’i ulin hospitalizimet deri në 800 mijë në BE

Agjencia e Shëndetit Publik e Bashkimit Evropian (BE), thotë se vaksinat përforcuese kundër koronavirusit mund të zvogëlojnë për gjysmë milioni numrin e të hospitalizuarve si pasojë e COVID-19 në Evropë, edhe pse varianti jashtëzakonisht ngjitës, Omicron, vazhdon të përhapet në të gjithë globin.

“Marrja e një doze përforcuese mund të zvogëlojë shtrimet e ardhshme në spitalet e Evropës prej 500 mijë deri në 800 mijë pacientë”, tha më 27 janar Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

“Marrja e vaksinës përforcuese nga të gjithë individët e vaksinuar më parë, mund të zvogëlojë pranimet në spitale me 300 mijë deri në 500 mijë”, shtoi ECDC-ja.

“Në përgjigje ndaj përhapjes së shpejtë të variantit Omicron, parandalimi i ngarkesës së madhe në spitale mund të arrihet duke rritur përqindjen e vaksinimit, duke përfshirë administrimin e shpejtë të dozave përforcuese, veçanërisht për popullatën e moshuar dhe pacientët e tjerë të rrezikuar, që mund të jenë barrë për spitalet”, tha ECDC-ja.

Aktualisht, 70 për qind e popullsisë prej 450 milionë banorësh e BE-së, është vaksinuar plotësisht, derisa gjysma e këtyre njerëzve kanë marrë gjithashtu edhe një dozë përforcuese.

Të ngjashme