Vaksinimi kundër Covid-19 në Kosovë, grup mosha më e vaksinuar është ajo prej 21-40 vjeç

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të dukshme të rasteve të reja me coronavirus, e gjithashtu edhe të rasteve të vdekjes.

Me normalizimin e situatës, ka rënë dukshëm edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.

Sipas të dhënave na MSH-ja të shtunën në Kosovë janë dhënë 7 mijë e 348 doza të vaksinës, kurse të dielën nuk ka pasur asnjë qytetarë që është vaksinuar.

Gjithashtu sipas statistikave në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se për ditën e sotme janë të administruara vetëm 48 vaksina, kurse numri i terminëve që kanë bërë qytetarët është 15 mijë e 684.

Sipas këtyre statistikave përqindja më e lartë e imunizimeve sipas gjinisë i takon gjinisë femërore me 51% kurse ajo mashkullore është 49%.

Nga numri i profesioneve të cilët prin me përqindjen e vaksinimit është amvisëria, kurse të fundit në tabelë renditen nxënësit.

Nga vendbanimet sa i përket imunizimeve prin Prishtina me 231 mijë e 359 persona të vaksinuar, kurse e fundit është Suhareka me 54 mijë e 136.

Grup mosha e cila është vaksinuar më së shumti në Kosovë, është ajo prej 21-40 vjeç. Ajo çfarë vërehet në këto statistika është vaksinimi i ultë i personave mbi moshën 80 vjeç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme