Vladimir Putin është vaksinuar kundër COVID-19, pjesërisht për të inkurajuar rusë të tjerë që qëndrojnë thellësisht hezitues për t’u imunizuar.
Edhe pse ai më parë është filmuar mbi kalë, patinazh në akull, ai zgjodhi të vaksinohej pas dyerve të mbyllura.
Kremlini nuk ka specifikuar se cilën vaksinë e ka marrë presidenti i shtetit të Rusisë, raporton bbc.
Qëllimi ishte të nënvizonte “të tre vaksinat ruse janë absolutisht të besueshme, shumë të mira dhe efektive”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Sa për të besuar se presidenti në të vërtetë ishte vaksinuar, ai tha se njerëzit do të duhet thjesht t’i “besonin fjalëve tona për këtë”