Djali simpatik ka marrë kësisoj vitin e kaluar edhe çmimin për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit në Zarë të Kroacisë.
Val Maloku, aktori i vogël por i talentuar, i cili u paraqit në filmin “Babai” me regji nga Visar Morina, është pjesë e një filmi në Hollivud.
Vali është pjesë e filmit “The Zookeepers Wife”, krahas aktores së famshme Jessica Chastain.
Me regji të Niki Caro, regjisore goxha me nam, e cili ka dërguar në nominimet Oscar aktoret: Charlizse Theron dhe Keisha Castle Hughes, flet për dy individë të cilët në Kopshtin Zoologjik në Varshavë shpëtojnë shumë je-tëra njerëzish përgjatë invazionit nga Nazistët.
Aktor tjetër në film është konfirmuar edhe Daniel Bruhl, i cili ka luajtur në filmat “Rush”, “Goodbye Lenin” dhe “Inglorious Bastards”
Djali simpatik ka marrë kësisoj vitin e kaluar edhe çmimin për aktorin më të mirë në Festivalin e Filmit në Zarë të Kroacisë.