Valbona Mema ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania ditën e sotme (e mërkurë).
Kështu është njoftuar nga një zarf që ‘Vëllai i Madh’ ua dërgoi banorëve, të cilin ishte duke e lexuar Luiz Ejlli.
Arsyeja e daljes së Bonës kishte të bënte me një familjar të sajin që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Për shkak të një situate urgjence shëndetësore familjare, konkurrentja Valbona Mema ka ndërprerë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP”, thuhet fillimisht në njoftim.
“Për këtë arsye anulohet televotimi për ditën e shtunë. Valbona ju uron suksese të gjithëve duke shpresuar që të fitojë më i miri. Ju dua shumë të gjithëve”.
Këngëtarja e njohur ndërkohë kërkoi disa herë të dilte nga shtëpia për shkak të trysnisë dhe presionit psikologjik.
Nga ana tjetër, në spektaklin e së shtunës nuk do të largohet askush nga shtëpia.