Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani është në përfundim të mandatit të tij në krye të shtetit dhe ai e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të shpërndarë tituj dhe dekorata për artistët e vendit.
E fundit që ka marrë titullin e nderit “Mjeshtri i madh” është këngëtarja Valbona Mema e cila njihet për këndimin e këngëve të Shqipërisë së Mesme.
“Faleminderit..familja ime që më ka mbështetur në rrugën e bukur dhe të vështirë të artit dhe faleminderit Z. president Bujar Nishani për vlerësimin me çmimin “Mjeshtër i Madh”‘, ka shkruar këngëtarja në rrjetin social Instagram.
Duhet thënë se në fakt presidenti është kritikuar shumë për titujt që i ka dhënë shumë prej artistëve duke i konsideruar të pamerituara dhe të pavlera.
Vlen të përmendet rasti i këngëtares Rozana Radi dhe aktorit të humorit Julian Deda.