Valencia i bashkohet garës për Andre Silvan

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 15:11 | Nga

Valencia ka filluar interesimin e tyre në sulmuesin e Milanit, Andre Silva, raportojnë mediat spanjolle.

Sipas mediumit Super Deporte, klubi Los Che janë të prirur të transferojnë reprezentuesin e talentuar portugez në Mestalla.

Kjo pasi drejtuesit e tyre e shohin Andre Silvan si një kandidat ideal për të forcuar skuadrën e tyre.

Estadio Deportivo dhe Marca kishin raportuar këtë javë se Sevilla do të përpiqet të lëvizë për sulmuesin këtë verë, ndërsa Wolverhampton dhe Monaco gjithashtu kanë qenë të lidhur me të.

E ardhmja e treshes së mrekullueshme të Sevillas, Wissam Ben Yedder, Luis Muriel dhe Sandro Ramirez është e pasigurt për shkak të mungesës së minutave, formës dhe golave.

Sulmuesi 22-vjeçar ishte një nga arritjet kryesore në shpenzimet e mëdha të Milanit në verë për transferimet prej 200 milionë eurosh verën e kaluar, duke arritur nga Porto për 38 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë, reprezentuesi portugez ka bërë vetëm pesë ndeshje si titullar në Serie A për klubin këtë sezon dhe gjigantët milanezë thuhet se kanë shpresë të fitojnë shifrën e njëjtë që e kanë shpenzuar.

Silva shënoi 21 gola për Porton sezonin e kaluar para se të fitonte transferimin e tij të madh në Milan, ku ende nuk e ka gjetur golin e parë në Serie A.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme