Valmir Sylejmani ka shënuar një tjetër gol me Hannoverin në Bundesliga 2.
Sulmuesi nga Kosova ka qenë vendimtar në fitoren e madhe të skuadrës së tij në udhëtim te Eintracht Braunschweig 1-2.
Vendasit kishin kaluar në epërsi në minutën e 17-të, derisa ishte gjilanasi Sylejmani që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 34-të.
Për 25-vjeçarin ky ishte goli i dytë në kampionat, derisa ka edhe dy asistime.
Me këtë fitore, Hannoveri ngritët në vendin e pestë në tabelë me 32 pikë dhe me gjasa të mira për tu rikthyer në elitën e futbollit gjerman.
Duke parë formën e mirë që po kalon Sylejmani, pritet të ftohet në mars nga Përfaqësuesja e Kosovës.
🇽🇰🇩🇪| 34’ VALMIR SULEJMANI GOAL ⚽️ pic.twitter.com/NJBQQF5c2G— Dardanian Football (@DardanianFooty) February 6, 2021