Në çdo cep të Fushë Kosovës, mbështetja për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, po rritet çdo ditë e më shumë.
Qytetarët e të gjitha lagjeve dhe fshatrave po bashkohen rreth vizionit të tij për një komunë të ndershme, punëtore dhe të zhvilluar.
Tubimet e fundit kanë dëshmuar një entuziazëm të madh të qytetarëve, ku rinia, gratë dhe familjet e Fushë Kosovës po i japin përkrahje të fuqishme kandidatit të tyre për ndryshim.
Në çdo takim, mesazhi është i qartë: pushteti i takon qytetarëve, jo interesave të ngushta.
Valon Prebreza po e udhëheq me dinjitet dhe përkushtim një fushatë që është shndërruar në lëvizje shprese. Qytetarët e kanë bërë të qartë: më 9 nëntor, Fushë Kosova zgjedh ndryshimin, zgjedh punën, zgjedh Valon Prebrezën!


