Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka alarmuar se Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje po e mbush Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me militantë para zgjedhjeve të balotazhit.
Syla me anë të një shkrimi në Facebook, ka reaguar për konkursin e Ministrisë së Mbrojtjes, për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së.
Ai ka thënë se Kurti nëpërmes një ushtari norvegjez, duke iu referuar këtu ministrit Mehaj, se i hapi mbi 800 vende të reja në FSK bash për balotazh.
“Albin Kurti nëpërmes një ushtari Norvegjez, tash Ministër i Mbrojtjes nga Diaspora, i hapi 800 vende ‘të reja’ në FSK bash për balotazh. Ku jeni nisë. Me mush ushtrinë Vetëvendosje a? Edhe qaty keni met pa e flliç, e pasket mësy këtë here bashkë me Prindonin e Vjosën, me mush ushtrinë me militanta të Facebookut a. Emore llaskuca. Ky konkurs, duhet me u pezullu deri pas zgjedhjeve. Mos e flliqni FSK’në aty. Boll mo”, ka shkruar Syla.