Gazetari Valon Syla ka folur lidhur me “Syrin e popullit” në emisionin “Pressing” në T7. Duke folur për plagosjen e Azem Vllasi, Syla thotë se ai mund të ketë pasur informacione që dikujt i kanë penguar,.
“Pikë së pari, unë këtyre, si të themi, viktimizimeve që secili sistem që vjen është kundër dikujt dhe i përndjek po aq disa persona të caktuar, unë mendoj se është më shumë paranojë politike sesa qëllim ose diçka tjetër”, tha Syla.
“Rasti me “Syrin e popullit” është ende i hapur. Për këtë çështje më si miri kish qenë me ardhur Azem Vllasi i cili është viktima e këtij rasti, ai ka mund të jetë i vdekur, fati është që veç është i plagosur”, shtoi ai.
“Sa i përket rastit me “Syri i popullit” mendoj që duhet të jetë e hapur dhe Azem Vllasi është personi kyç. Ai përveç që është viktimë, Vllasi unë besoj që ka qenë viktimë për shkak se ka pasur informacione të cilat dikujt i kanë penguar. Arsyeja pse s’po flet z.Vllasi unë mendoj që ai si top lider komunist në periudhën e fundit të shpërbërjes së Jugosllavisë, vëllait të tij Alija i cili vetë e pranon dhe në një intervistë publike, dihet që ka punuar për struktura të sigurisë së Serbisë. Me gjasë çka ka ditur vëllai i z.Vllasi dikujt ka mund t’i pengoj”, theksoi Syla.