Gazetari Valon Syla ka komentuar kandidatët për kryetar të LDK-së në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen më 14 mars.
Syla në Pressing të T7 ka paraqitur tri skenarë të mundshëm të LDK-së në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Sipas tij, skenari i parë është Lumir Abdixhiku, skenari i dytë është Lutfi Haziri dhe në skenarin e tretë sipas Sylës mund të shfaqet një kandidat i ri që mund të jetë Kujtim Shala.
“Abdixhiku duket se është skenari i parë, një i ri në LDK që nuk i ka më shumë se 7-8 vjet, prej vitit 2017, për të tjerët duket që është një kuadër i ri. Garda e vjetër nuk janë as me njërën as me tjetrën palë sepse për herë të parë e shohim që në LDK kandidaturat po dalin jashtë strukturës. Pika e fortë e Lumirit është se për publikun është më i pranushëm, pika e dobët është që është më i ri “, tha Syla.
Tutje Syla tha se skenari i dytë është Lutfi Haziri. Ai thekson se taktika e Hazirit do të jetë më ndryshe pasi do të mundohet t’i rikthej disa persona në LDK.
Skenari i dytë , Haziri është një person që është moti në LDK, u takon këtyre pashallrëve të LDK-së, Haziri në pikën e parë do të kërkojë përgjegjësi prej Avdullah Hotit dhe Driton Selmanajt. Taktika e Hazirit do të jetë më ndryshe, do të kërkojë prej ish LDK-së, do të mundohet që t’i rikthej duke i ftuar në LDK, e shohim edhe në deklarata e tij për Vjosa Osmanin”, tha Syla.
Sipas Sylës skenari tre është ku mund të shfaqet një kandidat i ri i cili mund të jetë Kujtim Shala.