Valverde: Mungesa e Messit bënë diferencën

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka bërë të ditur se mungesa e Lionnel Messit do të bëjë që ai të ndryshojë stilin e lojës në ndeshjen e sontme ndaj Inter.

“Ne do të duhet të luajmë ndryshe sepse askush tjetër nuk ka atë që ka Messi”, ka deklaruar Valverde.

Ai ka kërkuar nga lojtarët e tij të fokusohen në këtë derbi.

“Atë që ne duhet ta mbajmë në mend është se Inter është i rrezikshëm deri në minutën e fundit, pra ne e dimë që nuk mund të relaksohemi deri në fishkëllimën e fundit”, ka përfunduar spanjolli.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit luhet me fillim nga ora 20:55.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme