Ernesto Valverde ka thënë se Barcelona e ka merituar fitoren 2-0 ndaj Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Klubi katalonas e dominoi lojën në “Camp Nou”, edhe pse kishin në mungesë superyllin, Lionel Messi, i cili ishte në tribuna për shkak të lëndimit në krah, transmeton Gazeta Express.
“Gjithmonë vërehet mungesa e Messit. Ne e kemi ndaluar lojën e tyre gjatë gjithë lojës”, ka thënë Valverde pas ndeshjes.
“Ishte një ndeshje e vështirë dhe e rëndësishme. Mendoj se ne reaguam shumë mirë”.
“Ata janë një skuadër sulmuese, mirëpo ne ishim më të mirë. Arthur luajti shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë”.
Me këtë fitore Barcelona është në vendin e parë të grupit, 3 pikë më shumë se Interi në vendin e dytë. /Gazeta Express/